Poliklinika e qytetit të Lushnjes është rehabilituar tërësisht, për të ofruar kushte bashkëkohore për 186 mijë banorët e qytetit të Lushnjes.

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, inspektoi poliklinikën e Lushnjes, ndërsa theksoi se do të vijojnë investimet në kujdesin parësor.

 

“Kemi kthyer vëmendjen te kujdesi shëndetësor parësor me programin e 300 qemdrave shëndetësore dhe investime si ky i poliklinikës dhe dy qendrave shëndetësore të Lushnjes, do të garantojë shërbime cilësore, afër vendbanimit, për 186 mijë banorët e kësaj zone”, tha Manastirliu.

 

Investimi i përbashkët i qeverisë shqiptare dhe projektit “Shëndet për të gjithë”, me vlerë 91.4 milion lekë, pritet të përfundojë brenda një muaji, me pajisjen me aparatura bashkëkohore.

 

Ministrja Manastirliu vizitoi gjithashtu edhe Bankën e Gjakut në spitalin e Lushnjes, ku vijoi sot fushata “Gjak i sigurtë për të gjithë”, në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

 

“Nga Lushnja ku nevojat për gjak janë të mëdha për talasemikët, dua të apeloj për dhurimin vullnetar të gjakut, për të kontribuar në plotësimin e nevojave me gjak në këtë periudhë të vitit”, tha Manastirliu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *