Subscribe

Kushdo qe ka te afërm apo te njohur qe prehen ne varrezat e Tiranës, e di fare mire se si është gjendja e tyre. Nisur nga kjo situate e trashëguar prej vitesh, Bashkia e Tiranës ka filluar projektin e rehabilitimit fillimisht nga varrezat e Tufines. Projekti për ndërhyrje është shtrire ne nje sipërfaqe prej 230 mije metrash katror. Rehabilitimi përfshin asfaltimin, ndërtimin e rrugëve pedonale, rrjet i posaçëm i kanalizimeve, trotuare, kosha dhe stola. Krahas sistemimit te hapësirës se varrezave, do te shtohen parcela te reja si dhe do te përfundoje projekti i lëne ne mes ai i varrezave murale. Ne këto te fundit, kryetari Erjon Veliaj deklaroi se do te sistemohen varret mbi 50 vjeçare.

“Për varrezat e Tiranës do të kemi edhe disa investime të tjera, si projekti për varrezat murale. Fillimisht do të nisim me sistemimin e varreve të braktisura, këtu e pesëdhjetë vite më parë, në mënyrë që edhe qytetarët të njihen me këtë proces njerëzor, i cili funksionon në të gjithë botën dhe kursen hapësirat publike”, tha Veliaj.

Ai shtoi gjithashtu se po ecet shumë shpejt edhe me çështjen e shpronësimeve në varrezat e Tufinës. Nje projekt i ngjashëm per rehabilitimin dhe sistemimin e varrezave do te zbatohet edhe ne Sharre. Duke i cilësuar varrezat si vende te pashmangshme per këdo, kryebashkiaku Veliaj beri apel për mirëmbajtje, kujdes dhe respekt te veçante.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *