E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 26 minuta më parë
Video · Vendi

Rehabilitohen varrezat e Sharrës

Bashkia e Tiranës po investon jo vetëm në qendër, por vëmendje të veçantë i kushton edhe periferisë. Rehabilitimi i varrezave të Sharrës dhe segmentit kryesor rrugor nga Kombinati, si dhe rrugëve të tjera lidhëse, janë pjesë e rëndësishme e projektit.

 

 “Po punojmë për pjesën e varrezave, ndërkohë edhe dy akset kryesore, rruga nga Ndroqi-Tiranë, segmenti Vaqarr-Kombinat, është thuajse në përfundim, po ashtu edhe Rr. “Lek Zaharija” që lidh një pjesë të madhe të zonave rurale, përreth Kombinatit për 6 mijë banorë. Për herë të parë në këtë zonë po investojmë si duhet, me kanalizime, ndriçim, trotuare etj”

 

Reklamë

Kryebashkiaku tha se tashmë nuk ekziston më problemi i parcelave në varrezat e Sharrës, pasi administrata e re e Bashkisë ka mundur t’i japë zgjidhje çështjeve te mbartura nga administrata e shkuar.

 

 “Më në fund nuk kemi probleme me varrimet. Mbaj mend në 4 vitet paraardhëse të administratës së kaluar që njerëzit varroseshin në asfalt nga pafuqia e administratës për të bërë letrat për shpronësim. Sot këto probleme, si në Tufinë edhe në Sharrë, nuk ekzistojnë më, megjithatë tani duhet të shtojmë cilësinë e këtij vendi të prehjes”

 

Velaij veçoi faktin që pjesë e këtij projekti janë edhe varrezat murale, faza e parë e të cilit ka përfunduar. Veliaj njoftoi se projekti i rehabilitimit të varrezave parashikon edhe krijimin e një numri të konsiderueshëm vend parkimesh përgjatë rrugës.

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë