Subscribe

I shndërruar prej dekadash në një vendgrumbullim mbetjesh urbane dhe inertesh, Gjanica që përshkon qytetin e Fierit, pas zgjerimit dhe thellimit të tij ka marrë pamjen e një lumi te zakonshëm. Mjetet e renda po përfundojnë metrat e fundit te përcaktuar ne fazën e parë të projektit, qe sipas kryeadministratorit te bashkisë Florjan Muçaj do te vazhdoje me faza e tjera për rehabilitimin e plote. Gjate kësaj periudhe dymujore, janë gërmuar 5 kilometra duke e rivënë lumin Gjanica në shtratin natyror. Nga ekskavatorët janë pastruar thelluar dhe ndërtuar skarpate. Deri tani janë hequr 60 mije metra kub dhera, ndërsa janë prere 11 mije rrënjë shkurre dhe drurë. Pak ditë më parë, kryeministri Rama pa nga afër punimet për pastrimin e këtij lumi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *