Subscribe

Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Drejtësisë, kanë nënshkruar një marrëveshje për të miturit e kryeqytetit me probleme të lehta me ligjin. Dokumenti bën të mundur që këta të mitur t’i shmangen ndjekjes penale dhe ndaj tyre të aplikohen masa alternative.

 

 “Jam i lumtur që i besuat Bashkisë së Tiranës, si institucioni i parë që eksperimenton dhe sjell një risi në pesë qendrat tona sociale, ku shumë prej atyre që sistemi i drejtësisë i konsideron se kanë kryer vepra të lehta, që mund të rehabilitohen fare mirë në qendrat sociale, të kenë mundësi ta bëjnë këtë këtu. Të rinjtë që ju do të referoni në shërbimet tona nuk do të jenë pjesë e ndonjë institucioni, jo të disa kangjellave, as të një hapësire me katër mure, por të një përvoje që fillon nga socializimi me këshilltarë e psikologë, tek puna me drejtues dhe mentorë në komunitet, që mund t’i përfshijnë në punë të tjera komunitare”

 

Marrëveshja pritet të sjellë një shembull pozitiv që mund të zbatohet dhe nga bashki të tjera.

 

 “Kemi mundësinë që përmes këtij bashkëpunimi fantastik mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Bashkisë së Tiranës të ndërtojmë një model të ri. Diçka që nis mirë në Tiranë është më kollaj të replikohet nga bashkitë e tjera”

 

5 qendra sociale multifunksionale me stafin përkatës janë gati tashmë të presin të miturit për trajtimin dhe rehabilitimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *