E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Regjistrohet një tjetër tërmet me epiqendër në Gjirin e Lalzit

Tërmeti ka goditur përsëri zonën e Gjirit të Lalzit. Në orën 10:21 të kësaj të diele, është regjistruar një lëkundje sizmike me magnitudë 3.6 të shkallës rihter.

 

Mësohet se nuk ka pasur të lënduar në njerëz dhe as dëme materiale. Gjiri i Lalzit mbetet ende një vatër aktive për tërmete.

 

Më datë 4 korrik ra një tërmet me magnitude 5.2 dhe që u konsiderua i fuqishëm nga sizmologët. Lëkundjet u ndjenë në pjesën më të madhe të zonës së Shqipërisë së mesme. Prej asaj date, lëkundjet kanë vijuar, edhe pse me intensitet me të vogël.

Vazhdo të lexosh

Reklamë