E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Regjistrohet në Gjykatë Bindja Demokratike, ja anëtarët e partisë

Ish-nënkryetari Astrit Patozi dhe shumë atëtarë të tjerë të PD-së kanë braktisur forcën e vjetër politike dhe kanë krijuar Partinë e re “Bindja Demokratike”.

 

Ndërkohë paraditën e sotme Bindja Demokratike dorëzoi në gjykatën e Tiranës të gjithë dokumentacionin e regjistrimit si parti politike, shoqëruar me rreth 4 mijë ­rma mbështetësish për krijimin e saj.

 

Reklamë

Anëtarë të partisë më të re do të jenë: Arben Skënderi, Valbona Mezini, Fabian Topollaj, Astrit Patozi, Andi Përmeti dhe Leonard Olli, ndërsa koordinator i tij Astrit Patozi.

 

Nismëtarët e partisë më të re në Shqipëri vendosën të mandatojnë një bord të përkohshëm, i cili do të përfaqësojë partinë deri në ngritjen dhe zgjedhjen e forumeve drejtuese të saj, sipas statutit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë