Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim, sipas të cilit të gjitha pasuritë e patundshme që dikur i përkisnin ish-Republikës Federale të Jugosllavisë, e qe ndodhen në Kosovë, do të regjistrohen si prona të Kosovës. Vendimi i firmosur në 1 mars nga kryeministri Isa Mustafa thekson se Agjencia e Kadastrës së Kosovës, do te bëjë regjistrimin e të drejtës pronësore, sipas procedurave të përcaktuara.

 

Bëhet fjalë për prona shtetërore, administrative, ushtarake dhe të organizatave shoqërore e politike. Pas vendimit reagoi kryetari i listës serbe, Slavko Simiç, që kërkoi anulimin e tij, ndërsa theksoi se vazhdon represioni ndaj popullsisë serbe në Kosovë. Sipas tij, që nga viti 1999 janë përvetësuar mbi një milion parcela të ndërmarrjeve shtetërore dhe publike në Kosovë. Ndërsa shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, ftoi në një takim përfaqësuesit serbë në Kosovë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *