Subscribe

17 nga 21 mijë maturantë në total janë regjistruar për vitin akademik 2022-2023.

 

Pas aplikimeve të raundit të parë, Rrjeti Akademik Shqiptar tregon se raundi pasues është shoqëruar me një fluks të lartë regjistrimesh.

 

ARJAN XHELAJ

DREJTOR I RASH

 

Vetëm dje, vetëm në ditën e parë ka pasur rreth 25% të regjistrimeve të të gjithë aplikantëve për raundin e dytë që është një ecuri shumë e mirë, ka kaluar çdo akt pritshmëri, por ky është efekti i fillim raundeve ku maturantëve përmes aplikimit zgjedhin degë që i kanë ëndërruar apo dëshiruar që në regjistrimet në raundet e para.

 

 

Durrësi qëndron në krye të qyteteve sa i takon regjistrimeve gjatë raundit të dytë, ndërkohë që është rritur interesi për degët prioritare.

 

ARJAN XHELAJ

DREJTOR I RASH

 

Në raundin e dytë ecuria në rrethe është e mirë. Durrësi ka ecur, UAMD ka pasur ecurinë më të mirë. Rreth 135 regjistrime brenda fazës së parë. Kemi regjistrime në menaxhim hotelesh dhe restorantesh, degët që lidhen me turizmin kanë një ecuri më të mirë. Maturantët nuk kanë pritur për degët, por kanë vazhduar regjistrimin eedhe ën ato degë që mbase s’kanë qenë degë të preferuara, por që i kanë zgjedhur siç janë degët prioritare.

 

Referuar Rrjetit Akademik Shqiptar, degët e mësuesisë vazhdojnë të kenë kuota të lira në rang vendi. Ndërsa degët e inxhinierisë, ekonomisë dhe mjekësisë janë drejt ezaurimit.

 

Maturantët kanë afat 10 ditë për t’u regjistruar në një nga 10 programet e studimit ku janë shpallur fitues. Nëse ndodh e kundërta, dy ditë pas fillimit të vitit akademik nis raundi i tretë i aplikemeve për fakultet, nga 19 deri më 21 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *