Për 42 mijë aplikantët nga diaspora që kanë aplikuar njëherë, por nuk kanë mundur të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do u japë edhe një tjetër mundësi regjistrimi përtej datës 4 Mars, afatit të paracaktuar më ligj.
“Për këta 42 mijë opinioni im është që vlen të shtyhet ky afat”, tha Celibashi.
Sa i përket propozimit të Partisë Demokratike për një mundësi shtyrje të afatit kohor për të mundësuar me disa ditë shtesë regjistrimin e votuesve shqiptarë në diasporë, kryekomisioneri e shikon të pamundur.
“Data 9 mars është një datë që ne nuk shkojmë dot përtej saj sepse është përcaktuar nga ligji. Deri në datën 9 ne mund të flasim dhe të diskutojmë për afate të tjera, pra nuk mund të shkojmë përtej datës 9. Ka qenë një kërkesë që të shtyhet afati për ditët, për ne s’ka problem, por PS s’ka qenë dakord me këtë ide duke thënë se data 4 është e njohur për të gjithë dhe se është afati i fundit dhe shtyrja për 2 ose 3 ditë nuk do të ndryshonte ndonjë gjë të madhe”, deklaroi Celibashi.
Në lidhje me fondin shtesë të qeverisë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Celibashi tha se ka një dakordësi pas komunikimit me Ministrinë e Financave.
/vizionplus.tv




