Subscribe

Nga ligji i famshëm 7501 përfituan 450 mijë familje me 1.8 milion pasuri tokë, por 50% e tyre janë ende të pacertifikua.

Pikërisht ky ngërç shumë vjeçar, prite të zgjidhet me Aktet nën ligjore të miratuara në ligjin “Për Përfundimin e Proceseve Kalimtare të Pronësisë”, raporton Vizion Plus.

Kreu I kadastrës Artan Lame tha se mijëra familje nuk kanë as aktin e marrjes ë tokës në pronësi, ndaj ata do të duhet të aplikojnë.

 

Për AMTP e regjistruara përpara hyrjes në fuqi të ligjit 20/2020, nuk shqyrtohet më legjitimiteti i titullmbajtësit. Pra pronarët do ta disponojnë lirisht pronën. Në kategorinë e AMTP-ve të regjistrueshme, janë shtuar edhe AMTP që janë lëshuar për personat që u është hequr e drejta e pronësisë me krijimin e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore ose trashëgimtarët e tyre. Nuk shqyrtohet më sipërfaqja e përfituar me AMTP në raport me sipërfaqen takuese sipas normës për frymë. Llojet e tokës së përfituar me AMTP, për të cilat nuk regjistrohet AMTP-ja mbeten vetëm 4: truall; vepër e infrastrukturës publike; rërë bregdetare, plazh, sipërfaqe ujore. –sqaroi Lame

 

Sipas drejtorit tashmë është hapur rruga edhe për regjistrimet e llojeve të pronave që deri dje ishin të përjashtuara si kullota, toka për frymë, etj.

 

Krijohet mundësia e blerjes së sipërfaqes që posedohet mbi atë çfarë përcaktohet në titullin e pronësisë apo dokumentin e përdorimit.  Krijohet mundësia e regjistrimit apo edhe përfitimit të aktit të pronësisë për tokën që disponohet në fakt, pavarësisht se ku mund ta jetë përcaktuar vendndodhja sipas AMTP/dokumentacionit të ndarjes së tokës bujqësore, kur s’ka konflikte. Në kategorinë përfituesve, kur janë përdorues faktikë të tokës bujqësore, janë shtuar personat që u është hequr e drejta e pronësisë me krijimin e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore ose trashëgimtarët e tyre

 

Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të merret me administrimin e dokumentacionit dhe aplikimi do të nisë së shpejti në drejtoritë rajonale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *