Subscribe

Ministria e Bujqësisë ka paralajmëruar bizneset e tregtimit të mishit e të qumështit që të mbajnë të dhëna të sakta lidhur me gjurmueshmërinë e produktit, si një masë që garanton siguri.

 

Nëpërmjet një letre dërguar 1200 subjekteve tregtare që operojnë në këto dy fusha, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i kërkon kompanive të mbajnë  një regjistër ditor në të cilin të pasqyrohen një sërë procedurash, duke  nisur me llojin e mishit që tregton, thertoren, numrin e certifikatës veterinare apo edhe numrin e dokumentit tatimor. E njëjta situatë duhet të jetë edhe për qumështin, me qëllim për të kontrolluar të gjithë zinxhirin e produktit.

 

Ministria kërkon që fillimisht të ketë një ndërgjegjësim të vetë subjekteve tregtare të cilat në rast kontrolli nga AKU do të penalizohen në rast se nuk do të jenë të pajisur me këtë regjistër.

 

Kontrolli i inspektorëve të Autoritet Kombëtar të Ushqimit duket së mbart kosto të mëdha, ndaj dhe kjo nisëm është një lloj inspektimi në distancë përmes vetdeklarimit. Ministria e Bujqësisë e ka shpallur 2018 si vitin ku dy tregjet kryesore ai i mishit dhe i qumështit edhe nënprodukteve të tij, do të jetë në fokus të kontrolleve me qëllim tregtimin e ushqimeve të shëndetshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *