Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, Erion Veliaj është ndalur gjatë për punët e tij në krye të Bashkisë si dhe për rikandidimin në zgjedhjet e 30 Qershorit.

I pyetur nga moderatorja Evi Reci për dy kandidatët që janë përfolur, ai nuk ka preferuar as ta përmendë emrin e Koço Kokëdhimës ( qe pretendoi se do te garonte), ndërsa”kundërshtarin” e  zyrtarizuar për betejën elektorale Arben Skënderi, Erion Veliaj ka pohuar se i ka dërguar një mesazh urimi.

“I kam çuar nje mesazh dhe i kam uruar shume suksese dhe e kam ftuar per nje betej qytetare, ma kthehu ne te njejten menyre duke mu pergjigjur qe qyteti ka nevoje per nje debat qytetar, per gjerat qe mund te behen me mire. Besoj qe Tirana do te jete prap model i nje fushae qytetare sepse njerezit jane lodhur me sherre dhe bllokime dhe jam I lumtur që e njejta gjë do te ndodhi nga dy kandidatët” – ka thënë Veliaj.

Erjon Veliaj eshte tashme prej kater vitesh ne krye te bashkise se Tiranes dhe do te rikandidojë edhe per nje mandat tjeter.

Mbahet mend qe ne fushaten me Halim Kosoven, Veliaj i ka nisur nje mesazh për një garë qytetare, e mesa duket të njejtën taktikë, dëshiron të ndjekë edhe gjatë fushatës zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *