E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Refuzohet kërkesa e Berishës, ish-kryeministri nuk lejohet të marrë pjesë në seanca plenare

Prokuroria e Posaçme ka vendosur të mos pranojë kërkesën e ish-kryeministrit, Sali Berisha, për të marrë pjesë në seancat plenare.

Në vendimin e arsyetuar të SPAK thuhet se Berisha, njësoj si çdo qytetar tjetër, nuk duhet të shkojë në punë, në një kohë kur ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Reklamë

Ish-lideri i Partisë Demokratike kërkoi pak ditë më parë përmes avokatëve të tij që të lejohet të jetë i pranishëm në Kuvend.

Ndërkohë, të enjten Apeli i Posaçëm regjistroi çështjen për shqyrtimin e kërkesës së Berishës, i cili kërkon masë më të butë sigurie.

Ish-kryeministri ndodhet në “arrest shtëpi”, së bashku me dhëndrin e tij, Jamambër Malltezi, të dy të dyshuar për përfshirje në aferën korruptive të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Ndërkohë, javën e ardhshme pritet që të merren në pyetje nga togat e zeza ish-kryeministri së bashku me dhëndrin e tij. Të dy i kanë mohuar në mënyrë kategorike akuzat, duke e konsideruar procesin gjyqësor ndaj tyre si politik./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë