Subscribe

Administrata tatimore ka nisur verifikimet në terren të ankesave nga bizneset, të cilave u është refuzuar aplikimi për të përfituar pagën e luftës. Deri më tani janë 12 mijë refuzime, nga rreth 50 mijë aplikime, që janë bërë gjithsej.

 

Përfaqësues të tatimeve sqarojnë për “Vizion Plus” se shkaku krysor lidhet me mospërputhjen e akvitietit që ushtrohet në praktike me atë që është i regjistruar në qëndën e biznesit.  Por jo vetëm aplikuesit kanë qënë edhe biznes i madh.

 

Ka një mospërputhje të madhe mes aktivitetit që ushtoreht dhe kodit, me të cilin është klasifikuar në Qëndrën Kombëtare të Biznesit. Një rast konkret ishte një bzines picerie, i cili është regjistruar në fillesë të tij si prodhues makaronash. Ndërkohë aktiviteti prodhues nuk është ndaluar gjatë kësaj kohe. Raste të tilla ka shumë.-thotë Iris Ago, drejtore e kontrollit tatimorë.

 

Por nga dita e enjte të gjithë ata që kanë ankesa lidhur me këtë proces, kanë të drejtë të ankohen.

 

Gjithsesi tatimet sqarojnë se mes rasteve të refuzuara ka dhe nga ato që janë në stad pezull, çka do të thotë se mund të rishikohen për të dhënë një vendim përfundimtar. Nga ana tjetër numri i aplikimeve të miratura që përfitojnë pagën minimale arrin në reth 13 mijë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *