Subscribe

Ne Shqipëri ende nuk ka raste me fruth, por qindra fëmijë te pavaknisuar janë rrezik për veten dhe shoqërinë.

 

Manjola Lecini nga Tirana është nje nga nenat qe ka privuar fëmijët e saj nga çdo lloj vaksine. Këtë vendim ajo e mori kur u përball me sëmundjen e autizimit tek djali i madh. Antuani sot është 14 vjeç, por ka zhvillimin e një 5-vjeçari.

 

Ne një rrëfim per “Vizion Plus”, nena e tij thotë se shkak i sëmundjes u be vaksina e fruthit, doza e injektuar ne moshën 5 vjeç.

 

E bindur se vaksina ishte shkaktarja e kësaj dhimbje pafund, nena 33-vjeçare vendosi qe Antuanit te mos i beje me asnjë vaksine. Ndërsa vendimin sa ekstrem aq dhe te rrezikshëm e mori edhe për dy fëmijët e tjerë.

 

Atyre nuk u është injektuar asnjë lloj vaksine dhe sot janë te ekspozuar ndaj një sere sëmundjesh te rrezikshme si fruthi, difteria, tetanosi apo turbekulozi. E tronditur nga autizimi i Antuanit, Manjola është e prere ne vendimin e marre, duke refuzuar çdo ide tjetër.

 

Referuar argumenteve shkencore ne bote, specialiste te Shëndetit Publik thonë se vaksina e fruthit, nuk shkakton autizem.

 

Duke marre shkas nga rasti i Manjoles dhe epidemia e fruthit qe ka rene ne Europe, specialitet tregojnë rrezikun qe iu kanoset fëmijëve te pavaksinuar.

 

Ashtu si Manjola janë shume nena ne Shqipëri qe kane refuzuar vaksinimin per fëmijët e tyre. Aktualisht, janë rreth 1 mije fëmijë ne çerdhe, kopshte dhe shkolla qe nuk kane zbatuar protokollin e vaksinave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *