Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës s ëkryeministrit Edi Rama për refizimin ndaj rezolutës për dënimin e genocisit serb në Bosnjë.

 

Sipas Berishës, pretendimi i Ramës se paraqitja e rezolutës ishte e papritur është një gënjeshtër, ndsërsa thekson se rezoluta për dënimin e genocidit në Bosnje është depozituar sipas të gjitha afateve kohore që përcakton rregullorja e Parlamentit.

 

Mes të tjerash ai thekson se Rama dhe grupi i tij parlamentar kanë votuar me vetëdije të plote kundër debatit me mocion për Ballkanin e Hapur dhe rezolutës se grupit parlamentar të PD për dënimin e genocidit rus në Ukrainë.

 

“Si veshka midis padronit supergrata dhe vellait nongrata!
Njoftim shtypi.
Lidhur me deklaraten e Edi Rames per refuzimin nga ana e tij dhe pseudomazhorances se tij te rezolutes per denimin e genocidit serb ne Bosnje, sqaroj sa vijon:
Pretendimi i Edi Rames se paraqitja e rezolutes ishte e papritur eshte nje genjeshter e denje vetem per ate.
Rezoluta per denimin e genocidit ne Bosnje eshte depozituar sipas te gjitha afateve kohore qe percakton rregullorja e Parlamentit, eshte shqyrtuar ne kryesine e parlamentit dhe eshte vendosur ti paraqitej sot seances plenare.
Perfaqesuesit e PS, shumice ne kryesine e Parlamentit kane refuzuar ne kryesi dhe kane votuar me ndergjegje te nxire kunder rezolutes.
Keshtu Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kane patur te gjithe kohen e mjaftueshme qe parashikon regullorja e parlamentit per shqyrtimin e kesaj rezolute, por kane vendosur ne nje akt çnjerezor dhe antikombetar qe te votojne kunder saj me urdher te Aleksander Vuçiç. Kjo rezolute eshte miratuar ne Parlamentin Europian, Kongresin e SHBA.
Shtojme ketu se me pare Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kane votuar me vetedije te plote kunder debatit me mocion per Ballkanin e Hapur dhe rezolutes se grupit parlamentar te PD per denimin e genocidit rus ne Ukraine”, shkruan Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *