E shtunë, 3 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Refuzimi i Cakajt/ Rama-Tahirit: U bashkove me qyqarët që përshëndesin Metën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ish ministres së jashtme të Kosovës,  Edita Tahiri.

 

Reklamë

Tahiri ka përshëndetur vendimin e presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar si ministër të jashtëm Gent Cakajn, duke e quajtur vizionar dhe kombëtar vendimin e Metës.

 

Shefi i qeverisë përmes një postimi në Twitter, shkruan se edhe Edita Tahiri, bashkohet me ca qyqarë që salutojnë vendimin e Ilir Metës.

 

“Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që “vizionarët”e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta “vizionarë” emrin njeri! Po ti xhan?”

Vazhdo të lexosh

Reklamë