Dalin të tjera detaje nga vdekja e refugjatit sirianit në malin e Moravës.

 

Burime per Vizion Plus bëjnë me dije se 27 vjeçari mund të ketë ndërruar jetë rreth 3 ditë më parë.

 

Ai është gjetur nga një grup klandestinësh të cilët kanë ndjekur të njëjtin shteg kalimi, dhe kanë qenë ata që lajmëruan policinë për trupin e pajetë.

 

Eskpertiza do të bëhet në Tiranë për shkaqet e vdekjes, por dyshimet janë që ka ndërruar jetë për shkak të kushteve atmosferike dhe borës.

 

Klandestinët ecin me ditë të tëra nga shteti Grek drejt kufirit të gjelbër në Kapshticë e më pas synojnë kryeqytetin.

 

Kjo tragjedi na rikthen ne vemendje vuajtjet e pafund te shqiptareve te cilet pas vitit 1990, udhetonin në kembe per dite e dite me radhe ne menyre qe te emigronin drejt Greqise, teksa ne mjaft raste kemi pasur tragjedi, me shqiptare qe kane gjetur vdekjen ose jane zhdukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *