Ore tensionesh ne ishujt grek Lesbos e Kos, ndërsa emigrantët janë ngritur në protesta të dhunshme duke kundërshtuar transferimin e tyre drejt Turqisë, sikurse parashikon marrëveshja mes unionit dhe Turqisë.
Të paktën 10 emigrantë minoren janë lënduar ndërsa 13 të tjerë janë depërtuar pas përleshjes që ka ndodhur mes refugjatëve dhe policisë gjatë mbrëmjes së të martës. Përleshjet kanë ndodhur pasi një grup prej 200 të rinjsh bënë rezistencë për transferimin e tyre drejt Turqisë. Ata i vunë zjarrin koshave të plehrave, godisnin me gurë policinë dhe mbanin në duar shkopinj. Protestuesit janë shpërndarë pasi policia përdori gaz lotsjellës. Që prej 4 prillit nga Greqi janë transferuar me anije 340 refugjatë drejt Turqisë. Sipas paktit mes Brukselit dhe Ankarasë, për çdo emigrant të kthyer një tjetër i strehuar në kampet turke përfiton azil në vendet e BE-së.
Refugjatët përleshen me policinë





