Reformimi i Akademisë së Shkencave, propozohet ngritja e komisionit ad hoc

Një komision Ad hoc prej 13 anëtarësh do te ngrihet per te bere propozimet për reformimin e Akademisë se Shkencave. Paketa e propozimeve qe do te dale nga ky komision do ti dorëzohet qeverisë.
Kreu i këtij institucioni Gudar Beqiraj deklaroi gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme se Akademia nuk ka qenë asnjëherë e kalbëzuar dhe këtë e dëshmon puna dhe librat e botuara ndër vite.
Por akademikja Floresha Dado ka kërkuar reflektim. Ajo kërkoi negociata me qeverinë para ngritjes së këtij komisioni.
Kjo mbledhje e jashtëzakonshme mbahet pas dorëheqjes së nënkryetarit të ASH-së, Muzafer Korkuti. Ky i fundit u largua dy ditë pas zgjedhjes së tij pas shqetësimeve të fundit të ngritur nga akademikë dhe intelektualë të tjerë për situatën në këtë institucion.
Ditën e zgjedhjes së kryesisë së re të Akademisë së Shkencave, Kryeministri Edi Rama mbajti një qëndrim mjaft të ashpër, duke e cilësuar votimin si një farsë dhe duke deklaruar se ky institucion nuk do të marrë më fonde nga qeveria.




