E premte, 2 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Reformën Zgjedhore”, ambasadori Soreca: Dialog për zgjidhjen e krizës politike

Ambasadori i BAshkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca, ka përshendetur vendimin e opozitës jashtëparlamentare për të marrë pjesë në  tryezën e reformës zgjedhore të organizuar nga OSBE-ja.

 

Reklamë

Ambasadori Soreca në jë reagim për mediat ka kërkuar që të zgjidhet edhe kriza politike.

 

“Ne mirëpresim angazhimin e liderëve të Shqipërisë të partive opozitare në kontekstin e tryezës së sotme për reformën zgjedhore, të organizuar nga OSBE. Ka nevojë për dialog të plotë ndër-partiak për të adresuar me shpejtësi rekomandimet e ODIHR dhe për të kapërcyer situatën aktuale politike.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë