E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Reformën në drejtësi nuk e bëri Soros, në 2030-ën Shqipëria në BE”, Rama hedh poshtë akuzat për Agaçin

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi takimin me socialistët e disa njësive në Tiranë për të sqaruar sërish largimin për arsye shëndetësore drejt Italisë të Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Rama shpjegoi se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Agaçi, është operuar në vendin fqinj, duke hedhur poshtë të gjitha akuzat e opozitës se Agaçi është arratisur për shkak të hetimeve nga SPAK-u.

Reklamë

“Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë niset për një shkak thelbësor shëndetësor në Itali. E marrin, e fusin në sallë të operacionit, bën 3 bypass për shkak të bllokimit të koronareve dhe rrezikut imediat për jetën. Pas një operacioni shumë të rëndë kalon në ndalesë të funksionit të mushkërive. E fusin në frymëmarrje të drejtuar,” tha Rama.

Gjatë takimit me asambletë e PS, kryesocialisti Rama replikoi me rivalin politik Berisha dhe akuzat e tij se reforma në drejtësi u realizua me ndërhyrjen e George Soros.

Reklamë

“Tani thonë që reformën e paska bërë Soros. Po si? Futi Sorosi në burg liderin e opozitës, vdeksha unë! Një miliarder, nga më të mëdhenjtë e botës, ia kushtoi jetën kapjes së bufit të kënetës në Shqipëri. Të ishte ndonjë sorkadhe apo fazan, hajde de…” shtoi kryesocialisti.

Kryesocialisti Edi Rama përsëriti se mandati i 4-t i PS në pushtet do të sjellë anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Janë 1 mijë vetë të ulur në tryezë që bëjnë negociata e 40 persona merren me ik e eja, Tiranë-Bruksel, e ndjekin ecurinë e detyrave. Gjithë kjo makineri nuk duhet të ketë asnjë ndërprerje dhe futja në BE është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër,” u shpreh Rama.

Sipas Edi Ramës, në vitin 2030 Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota në BE.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë