Subscribe

Reforma ne drejtësi duhet te zbatohet per qytetaret shqiptare dhe jo duke e lidhur me marrjen e nje date per hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ky eshte qëndrimi i ambasadorit zviceran ne Tirane, Christoph Graf, i cili shprehet ne nje interviste per Vizion Plus se kishte ardhur momenti per realizimin e nje ndërhyrje te tille.

“Në lidhje me reformën në drejtësi nuk është çështja për të marrë më shumë mbështetje për hapjen e negociatave me BE-në, sesa tek vetë interesi i qytetarëve shqiptarë. Ata meritojnë një sistem më të mirë drejtësie. Vetë ata e kërkojnë, 91 përqind e qytetarëve e donin këtë reformë në drejtësi dhe kishte ardhur momenti për ta bërë këtë. Tani është koha që kjo reformë të zbatohet dhe pas miratimit të këtyre 6 ligjeve në parlament të mos shpenzohet shumë kohë për të ecur përpara me implementimin e saj.”

Sipas ambasadorit zviceran është ende heret per te gjykuar ne lidhje me reformën territoriale, ndërsa per ligjin e dekriminalizimit ai thotë se është zbatuar pjesërisht.

“Mendoj se është ende herët për të vlerësuar me saktësi përfitimet. Por ajo që unë shoh, edhe nga takimet që kam patur me kryebashkiakë të ndryshëm, është se cilësia e tyre është rritur, pasi ata administrojnë një territor më të madh dhe detyra e tyre është shumë më interesante. Ligji për dekriminalizimin ishte i nevojshëm. Ky është një hap i parë, por mendoj se nuk është i mjaftueshëm. Ka ende disa kryetarë bashkish dhe zyrtarë publikë me të shkuar kriminale dhe mendoj se qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të dinë se kush po u shërben. Prandaj them se mbetet ende shumë për t’u bërë.”

Ne lidhje me trafikun e drogës, korrupsionin e krimit e organizuar, diplomati i larte thotë se keto fenomene po dëmtojnë shume jo vetem ne imazh, por edhe ne zhvillimin ekonomik Shqipërinë.

“Krimi i organizuar dhe korrupsioni minojnë çdo lloj sistemi demokratik. Mendoj se është në të mirë të Shqipërisë të përballet me këto çështje të nxehta, gjithashtu edhe në kuadër të integrimit në BE. Nëse flet me njerëzit kupton që korrupsioni është shumë i përhapur në perceptimet e tyre. Marrim për shembull shëndetësinë që rezulton të jetë sektori i dytë më i korruptuar pas gjyqësorit. Mendoj se ka ardhur koha të ndaheni nga praktikat e së shkuarës.”

Ambasadori Graf thekson se Zvicra do te vazhdoje ta ndihmoje Shqipërinë ne disa drejtime.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *