E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Reformë në pastrimin e Tiranës

Reforme e thelle ne pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave ne Tirane. Ne fillim te vjeshtës, ne kryeqytet do te vendosen kosha te rinj mbeturinash, nje flote e re punonjësish do te menaxhoje shërbimin e pastrimit, ndërsa ne mënyre kategorike do te ndalohen personat qe nxjerrin nga koshat mbeturinat per t’i shitur. Gjate prezantimit te planit te ri te pastrimit, Erjon Veliaj deklaroi se zona e qendrës se Tiranës do te menaxhohet nga vete bashkia. Kjo mënyre do te shërbeje edhe si model per kompani private qe do te pastrojnë zonat e tjera te kryeqytetit. Krahas zonës se Sharrës, Tirana do te ketë edhe nje vendgrumbullim te ri mbeturinash per 30 vitet e ardhshëm. Kryetari Erjon Veliaj deklaroi se bashkia ka ndërprere kontratat me dy kompani pastrimi, per shkaka te vërejtjeve nga ana e qytetareve. Ndërsa u shpreh i vendosur per te vijuar projektin per shtimin e gjelbërimit ne Tirane, me 1 mije peme te reja çdo muaj.

Më shumë video

Reklamë