E enjte, 5 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Reformat kusht për integrimin”

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati mori pjese ne punimet e ministerialit te Këshillit te Evropës ne Sofje te Bullgarisë. Ne fjalën e mbajtur ai u ndal tek reforma ne drejtësi, ku theksoi se Shqipëria me kontributin e posaçëm te Komisionit te Venecias ka ndërmarre nje reforme te thelle, te plote dhe gjithëpërfshirëse te sistemit te drejtësisë. Reforma kërkon nje angazhim serioz dhe kompromisin e te te gjitha forcave politike ne vend, pasi miratimi i saj përben kusht per axhenden evropiane te vendit. Bushati foli edhe per angazhimin ne luftën kundër ekstremizmit te dhunshëm dhe fenomenit te luftëtareve te huaj, duke evidentuar faktin se po punohet per te krijuar ne Shqipëri, nje qendër rajonale ne luftën kundër ekstremizmit te dhunshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë