Opozita këtë të mërkurë ka përcaktuar ekipin e saj të ekspertëve në tryezën për reformën zgjedhore. Informacinet bëjnë me dije se pjesë e kësaj tryeze do të jenë 4 ekspertë nga mazhoranca dhe 4 nga opozita.

 

Ekspertët nga opozita do të jenë Ivi Kaso i PD-së, Arjan Madhi nga PR, Shkëlqim Sulo nga PDIU dhe Muharrem Caka nga LSI.

 

Ndërkohë komisioni së bashku me ekspertët nga opozita jashtëparlamentare dhe ekspertët e Komisionit të fillojnë menjëherë dhe pa humbur kohë punën në zbatim të marrëveshjes së arritur pak ditë më parë.

 

Sipas kësaj marrëveshjeje, reforma zgjedhore duhet të përmbyllet jo më vonë se data 15 mars e këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *