Subscribe

Çdo dite opozita po e bën te qarte se reforma zgjedhore është prioritet per Partine Demokratike. Nga Elbasani lideri opozitës Lulzim Basha ka përcjelle mesazhin se PD është e angazhuar per organizimin e zgjedhjeve me standarde e kete beteje do ta fitoje me çdo kusht.

“Partia Demokratike i garanton sot nga Elbasani gjithë shqiptarët, se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë e do të jenë beteja jonë numër një që do ta fitojmë me çdo kusht. Shqiptarët do të votojnë sipas vullnetit të tyre dhe do të vulosin vendimin që tashmë është marrë dhe vendimi është Shqipëria më mirë pa Edi Ramën. Shqipëria me Partinë Demokratike, me taksa të ulëta, me mundësi të barabarta për çdo njeri. Shqipëria që e shtyp dhe nuk e promovon krimin.”

Gjate vizitës ne Elbasan, Basha ka zhvilluar nje takim me te rinjtë e këtij qyteti, te cilëve u ka shpjeguar se ne 3 vjet qeveria Rama ka pasur vetëm nje prioritet pasurimin e oligarkëve. Sipas Bashes vetëm nga shpenzimet për luks qeveritar në vitin 2015 , mund të ishin hapur 12 mijë vende pune me paga 540 mijë për muaj.

“Edi Rama është një kryeministër i rrëzuar nga ekonomia. I rrëzuar nga qindra, mijëra të papunë. I rrëzuar nga mijëra të tjerë të shpunësuar nga politika e tij e taksave të larta, e lakut në fytin e qytetarëve, e faturave të larta dhe afrofe të energjisë elektrike, të pensioneve që nuk u rritën kurrë, të çmimeve që rriten nga dita në ditë, të listave që shtohen, e të shpresës që vritet”.

Basha ka prezantuar edhe platformën e PD ku nje vend te veçante zë punësimi i te rinjve e ku parashikohet taksë e sheshtë 9%, TVSH 15 %, sigurime shoqërore 9% dhe mbështetje nga buxheti për sipërmarrje të mëdha që punësojnë të rinjtë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *