Opozita ka propozuar identifikim dhe votim elektronik për zgjedhjet në kuadër të reformës zgjedhore. Identifikimi elektronik i zgjedhësve, sipas opozitës, duhet të kryhet përmes një sistemi elektronik “Electronic Poll Book”.

 

Ky sistem identifikon zgjedhësin përmes dokumentit të identitetit dhe të dhënave biometrike, përfshirë edhe shenjën e gishtërinjve. Në propozimin e minorancës sqarohet se “EPB” do të verifikojë nëse votuesi në listë s’ka votuar ende, nëse nuk është regjistruar për të votuar apo nëse tashmë e ka shprehur vullnetin e tij përmes votës.

 

Në rast e qytetari s’ka votuar ende, në sistemin elektronik shfaqen të dhënat e votuesit, do të printohet një kupon verifikimi, do të jepet një sinjal jeshil për komisionerët dhe më pas do të regjistrohen identifikimi dhe të dhënat biometrike në memorien elektronike. Nëse votuesi ka zgjedhur, atëherë në ekranin e “EPB” shfaqen të dhënat e tij si edhe ora kur e hedhur votën.

 

Në këtë rast, komisionerëve u shkon një dritë e kuqe, do të ketë edhe një alarm zanor dhe do të regjistrohet tentativa e qytetarit për të votuar sërish. Ndërsa kur votuesi nuk është regjistruar për të votuar, në ekranin e “EPB” shfaqen të dhënat se ku duhet të votojë ai. Drita për komisionerët në këtë rast është e verdhë që tregon se qytetari nuk mund të votojë në atë qendër votimi.

Opozita ka propozuar edhe votim elektronik përmes pajisjes “Electronic Voting Machine”.

“EVM do te aktivizohet për te lejuar votimin me ane te shtypjes se një butoni nga komisionerët e QV pasi ata te kane pare/verifikuar se procesi i identifikimit te votuesit u krye dhe pasi kane administruar kuponin e identifikimit.

Pas aktivizimit, në EVM do të shfaqen ne monitorin me ekran me prekje një paraqitje te fletës së votimit te miratuar nga KQZ. Shfaqja e subjekteve në ekran duhet të jetë e qartë dhe e thjeshtë për t’u kuptuar dhe zgjedhur. EVM do të ruajë të koduara me enkriptin të shumëfishtë dhe pa referenca kohore të sigurte çdo votë. EVM duhet te ketë siguri fizike me vula sigurie dhe memorie te dyfishte për ruajtjen e votave elektronike. (çdo vote do te ruhet ne dy memorie te veçanta)

Me qëllim shmangien e shit-blerjes së votës, intimidimin e zgjedhësit vota e printuar nuk mund të merret fizikisht nga zgjedhësi. Votuesit dhe komisioni nuk duhet te kenë akses ne pajisje dhe as ne kutinë e ruajtje se kuponave dhe çdo veprim për printimin, prerjen dhe hedhja e kuponëve te votimit do të kryhet automatikisht nga EVM.”

 

Në fund të votimit çdo pajisje prodhon raportet e veta dhe komisioni ka mundësi të verifikojë se sa votues janë identifikuar dhe sa vota janë hedhur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *