Subscribe

 

Rreth dy muaj më parë, Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore zhvilloi mbledhjen e dytë, ku përveç miratimit të ekspertëve, qe do të punojnë me amendimet ligjore, nuk beri asnjë hap përpara. Përgjatë kësaj periudhe, bashkëkryetarët e komisionit Bledi Çuçi e Oerd Bylykbashi, kanë zhvilluar takime të shpeshta larg vëmendjes së mediave, për të diskutuar mbi çështje konkrete të reformës. Porse ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk është prekur.

 

 “Sistemi është diskutim politik dhe nuk është ekskluzivitet i komisionit. Ne më shumë jemi përqendruar tek adresimi tek rekomandimet e OSBE/ODIHR për tre zgjedhjet e fundit. Po nuk pati një vullnet të qartë e të shprehur qartë nga forcat kryesore politike, ne nuk mund të diskutojmë.”

 

Për ligjvënësin socialist, nuk mund të flitet fare për votim online pasi ekspertët ndërkombëtarë kane evidentuar rreziqet që ai paraqet.

 

 “Votimi online nuk ka diskutim që nuk rekomandohet më as nga OSB/ODIHR, për shkak të sigurisë aspo pasigurisë kibernetike  Në lidhje me përdorimin e teknologjisë në hapa të ndryshëm të procesit, ku është numërimi, votimi offline në një qendër votimi , listat e zgjedhësve, mund ta përdorim për ta ndihmuar procesin, e jo për ta ndërlikuar atë.”

 

Mungesa e mbledhjeve të Komisionit në opinionin e bashkëdrejtuesit socialist nuk do të thotë se reforma rrezikon të dështojë. Bledi Çuçi thotë se përveç prioriteteve të palëve, votimi i emigrantëve për socialistët dhe aplikimi i teknologjisë në zgjedhje për opozitën, Komisioni duhet të adresojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR në tre zgjedhjet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *