E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Intervistë · Vendi

Reforma Zgjedhore/ Kume: Shqipërisë i përshtatet sistemi proporcional

Ish kreu i KQZ Kristaq Kume këtë të mërkurë është shprehur se ulja në tryezën e reformës zgjedhore e opozitës së bashkuar është një sinjal për një hap drejt zgjidhjes së krizës politike.

 

Reklamë

Nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus, Kume ëhstë shprehur se aktiviteti i sotem eshte nje tryese konsultimesh, ku do të diskutohen problematikat e sistemit zgjedhor nje kerkesë e bërë nga grupi parlamentar demokrat prej kohësh.

 

Reklamë

“ Ky komision ne objektin e tij ka te gjithe çeshtjet ne katër zgjedhjet e kaluara per te bere rregullimet e nevojshme per sistemin zgjedhor shqiptar. Pavarsisht se nuk eshte e shkruar ne agjenden e komisionit tashme do te ulemi te diskutojme per sistemin zgjedhor ne vend.  Ne Shqiperi ka nevojë per ndryshim te sistemim zgjedhor, pasi sistemi që ne kemi përdorur në tre zgjedhjet e fundit ka pas problematike te cilat e para fuqia e votuz per tu tranformuar dhe menyra që është zbatuar ky aistem që i fton votuesit te votojnë me lista. Ne kemi kushtëzimin që e pamundëson zgjedhesin të zgjedhë me lista të hapura. Ështe i nevojshem te trajtohet dhe të gjendet dakordësia për një sistem që synon që të sigurojë që dikush te jete pjesë i demokracisë dhe atë që mund të mos lërë hapësira për keqpërdorim te votës. Në materialin që unë kam paraqitur, jane 3 oze 4 opsione që deshiroj të ishin pjesë e diskutimit në këtë tryezë. E përbashkëta e atyre që unë propozoj është se jam brenda grupit të sistemeve proporcionale. Natyrisht secili prej sistemi që mund te zgjidhet ka përparësitë dhe problematikat e veta por mendoj se sido të jetë jo çdo sistem mund ti zgjidhë të gjithë problematikat. E rëndësishme është se si zbarthehen ne ligj dhe ne kodin zgjedhor per tu shqyrtuar dhe problematika e sistemit.”

Ndër të tjera ish kru I KQZ ka thënë se së bashkume kolegët e tjerë dhe me ekspertë të huaj do të diskutojmë  në lidhje me atë se cfarë do të behet.

 

“Opozita e vendit që kishte të bënte me dekriminalizimin e zgjedhjeve une pres që tryeza të jetë pertej asaj që ështe tryeza e përbashkët. Per ta bërë sa më funksionale është e rëndësishme që të ndërhyhet në lëgjislaxion,realizimin e nje reforme te thelle administrative.”

 

Gjithashtu nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus, Kume është shprehur se nuk ka rëndësi që të ketë një datë të përcaktuar për zgjedhjet, por që zgjedhjet të kryen pas shqyrtimit të problematikave.

 

 

Më shumë intervista

Reklamë