Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjknuri i bëri thirrje Partisë Demokratike që të bëhet pjesë e diskutimeve dhe të propozojë idetë e saj sipas rekomandimeve të ODIHR.

 

Në një deklaratë për mediat, Gjiknuri u shpreh I gëzuar që PD po e merr seriozisht reformën zgjedhore ndërsa tha se do bëj çmos që propozimet e tyre të pranohen,

 

“Jam i gëzuar që PD po e merr seriozisht reformën zgjedhore dhe pse nuk e njohin komisionin e reformës. Por kjo nuk na pengon që të mos vazhdojmë punën. Nëse ata do të paraqesin draftet e tyre, duke ja dhënë dhe OSBE dhe jo neve drejtpërdrejte, pa qenë në komunikim, do bëjmë çmos që çdo propozim i tyre të pranohet, (në përputhje me OSBE/ODHIR). Mbase do të jetë një rast i rrallë që dakordësia do të shtrihet jashtë parlamentit.”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *