E premte, 2 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Mazhoranca u tërhoq nga qëndrimet provokative të Ramës

Përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi deklaroi se këtë të mërkurë i bënë të qartë mazhorancës kushtet dhe propozimet që kanë vendosur mbi tryezë.

Gjatë një prononcimi për mediat, Bylykbashi u shpreh i bindur se kryeministri Edi Rama nuk do të ketë mundësi që të “marrë në xhepin e tij” administratën zgjedhore duke emëruar “militantë politikë të veshur si të pavarur nga administrata publike”.

Reklamë

“Nuk do të ketë mundësi të marrë Kolegjin Zgjedhor për t’i vënë vulën manipulimeve që kryen me administratën e kapur politikisht. Në debatin që bëmë maxhoranca u tërhoq nga këto qëndrime dhe kjo na jep mundësinë për të vazhduar më tej. Por që të jetë e qartë: opozita jo vetëm nuk do të çedojë nga të gjitha garancitë ndër vite i janë dhënë procesit zgjedhor dhe opozitës në përgjithësi, pavarësisht kush ka qenë në opozitë, por do t’i shtojmë procesit zgjedhor garanci të tjera të cilat do të bëjnë gjithmonë e më të vështirë manipulimin. Sigurisht asnjë nga këto nuk është e mjaftueshme për të garantuar vullnetin politik që e garanton vetëm një qeveri tranzitore.”

Ish-deputeti theksoi se kreut të qeverisë nuk i intereson produkti konsensual i Reformës Zgjedhor, por kërkon të miratojë Kodin Zgjedhor vetëm me votat e tij

“Në debatin tonë ne bëmë të qartë qëndrimin tonë dhe maxhoranca në konsideratën tonë u tërhoq nga ato qëndrime që dje në mënyrë shumë provoktive Edi Rama bëri. Dua të nënvizoj një fakt, ai prononcim pikërisht në momentin që Këshilli Politik po fillonte punën duket qartë që ishte një tentativë për ta nxjerrë nga binarët punën e Këshillit Politik, sepse Edi Ramës nuk i intereson produkti konsensual i reformës zgjedhor por kërkon ta miratojë Kodin Zgjedhor vetëm me votat e tij me ato ndryshime që ai pretendon; që administrata zgjedhore të jetë e emëruar prej tij dhe Kolegji Zgjedhor të jetë i përzgjedhur prej tij t’i vërë vulën manipulimeve. Ne këtë nuk e lejojmë, në këtë Këshill Politik kjo nuk mund të kalojë kurrë!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë