Subscribe

Pas 7 muaj aksioni politik jashte institucioneve, Partia Demokratike kthehet per here te pare brenda sistemit, duke u ulur ne nje tryeze me partine socialiste.

Ceshtja qe bashkoi mazhorancen dhe opoziten ne nje tryeze ishte reforma zgjedhore e cila nga faktori nderkombetar eshte cilesuar si pika e nisjes per zgjidhjen e krizes politike, por levizjet e para per dialog duket se po behen te kujdesshme nga te dy palet.

 

Partia Demokratike percolli ne kete tryeze vullnetin per te bashkepunuar per reformen elektorale edhe pse vuri ne dukje se ligji nuk mjafton per te zhvilluar zgjedhje me standarte, pasi duhet vullnet politik.

 

Propozimi i demokrateve per kete reforme eshte qe ndryshimet ne kuadrin ligjor te zhvillohen nga nje strukture jashte parlamentit.

 

 

IVI KASO

 

SEKRETAR PER ÇESHTJET ELEKTORALE, PD

 

“Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar.. Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime.”

 

 

Partia Demokratike eshte larguar me pas nga tryeza, e cila u shoqeruar pergjate gjithe kohes me tensione e debate dhe ambasadori i OSBE, Borchard u detyrua te nderhyje per te qetesuar situaten.

 

 

Por perpjekjet e Ambasadorit nuk rezultuan te sukseshme dhe produkti i pare i afrimit te PD, ishte largimi nga tryeza i opozites parlamentare.

 

Te gjithe u larguan, por vetem pak minuta me vone Rudina Hajdari e Ralf Gjoni u rikthyen duke rikthyer normalitetin ne tryezen e reformes.

 

Tryeza ishte thirrur vetem per ceshtjen e ndryshimit te sistemit electoral, nje ceshtje e cila kaloi ne plan te dyte pas propozimeve te Partise Demokratike per menyren si duhet bere reforma zgjedhore.

 

Por kerkesat e saj te pakten sot nuk moren nje pergjigje te qarte qofte nga nderkombetaret qofte nga mazhoranca.

 

 

BERND BORCHARD

 

AMBASADOR I OSBE NE TIRANE

 

 

Nuk e qeverisim ne këtë vend. Ne nuk jemi këtu të zgjedhur nga ju. Por, ne, sigurisht, e mbështesim vendin.  Më vjen mirë që shoh se ajo pjesë e opozitës që doli nga parlamenti gjendet sot në këtë dialog të rëndësishëm, këtu në panel, dhe shpresoj se ky është një premtim për t’u bërë pjesë e një procesi konstruktiv.

 

 

Tani mbetet per tu pare nese ky hap i pare i opozites drejt dialogut do te pasohet me hapa te tjere apo jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *