Subscribe

OSBE ka bere lëvizjen e pare për reformën elektorale pas zgjedhjeve te 30 qershorit, duke thirrur një tryeze te partive politike për çështjen e sistemit elektoral.

 

Kjo është e para tryeze e partive qe mblidhet këtë vit ne kuadër te reformës zgjedhore dhe ende është e paqarte nëse opozita do te marre pjese apo jo ne kushtet kur ajo ka dale jashtë institucioneve.

 

Vete lideri i opozitës Basha ka shmangur një përgjigje te prere për këtë çështje por ka vene ne dukje se kriza politik nuk zgjidhet me një tryeze.

 

 

LULZIM BASHA

 

KRYETAR I PD

 

Po ti shikojmë ftesat se ftesat bëhen javë për javë. Do t’i shikojmë, do t’i vlerësojmë, zgjidhja e krizës politike është prioriteti ynë. Natyrisht jemi të angazhuar edhe për reformën |Zgjedhore. Por, askush të mos ketë iluzione se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër.

 

Qëndrimin për reformën zgjedhore kryetari i PD Basha e beri te qarte ne përfundim te kongresit te sindikatave te pavarura kur premtoi rritjen e pagës minimale.

 

Ne këtë kongres Basha sqaroi se me ardhjen e PD ne pushtet do t’u jepet fund koncesioneve korruptive e këto para do te shkojnë për te rritur pagat e pensionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *