Komisioni i Posaçëm Parlamentar është mbledhur sot për të diskutuar lidhur me Reformën Administrativo-Territoriale.

 

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka nxjerrë raportin final duke propozuar rritjen e numrit të bashkive nga 61 që janë aktualisht në 94, pra 33 bashki me shumë.

 

Me konkretisht ne qarkun Berat propozohet krijimi i bashkive te reja, Shpirag dhe Otllak.

 

Ne qarkun Diber propozohet krijimi i bashkive Maqellare, Shupenze, Lure dhe Kastriot ndersa ne qarkun Durres duhet te shtohen bashkite Sukth dhe Fushe-Kruje.

 

Alibeaj propzon krijimin e disa bashkive te reja edhe ne qarkun Elbasan, konkretisht bashkia Shpat, Bradashesh dhe Lunik.

 

Edhe ne qarkun e Fierit kerkohet shtimi i bashkive te reja Levan, Fratar, Dushk dhe Ardenice.

 

Ne qarkun e Korces, propozohet shtimi i bashkive te reja Voskopoje,  Leskovik, Drenove, Pojan dhe Starove.

 

Ne qarkun KUkes kerkohet shtimi i bashkive Bicaj dhe Shishtavec ndersa ne qarkun Lezhe, propozohet shtimi i bashkive Zadrime, Milot, Bregu i Matit dhe Orosh.

 

Ndryshime jane kerkuar edhe per qarkun Tirane, ky eshte kerkuar shtimi i bashkive Farke, Kashar dhe Dajt.

 

Per qarkun e Vlores, grupi parlamentar i PD ka kerkuar shtimin e bashkive Kotë, Orikum, Novesele dhe Ksamil,

 

Po ashtu Alibeaj ka propozuar sa i takon nivelit te dyte te qeverisjes, kalimin nga 12 qarqe ne  6 rajone.

 

Rithemelimi i Berishës, nga krahu tjetër kërkon 95 bashki dhe 5 rajone.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *