Partia Demorkatike vijon ta quajë të dështuar reformën territoriale.

 

E pranishme në konferencën e rajoneve Shqipëri-BE, deputetja e PD, Jorida Tabaku theksoi se mënyra sesi u hartua kjo reformë nuk kishte në qendër qytetarin por llogaritë elektorale.

 

Tabaku theksoi se ligjet për ketë reformë janë të shkruara keq dhe se ka mungesë vizioni.

 

“Reforma territoriale për mënyrën sesi u hartua, nuk kishte në qendër qytetarin, shërbimet, por thjesht disa llogari elektorale. Përfundoi në një ndarje elektorale. Sigurisht që ne nuk e pranuam këtë, ne kërkuam dje dhe kërkojmë sot një reformë territoriale që nis nga kompetencat e kryetarit të Bashkisë, sepse për ne asjo që është më e rëndësishme është vendosja e qytetarit në krye të shërbimit. Për ne e rëndësishme është dhënia e kompetencave dhe delegimi i tyre tek pushteti vendor.

 

Sipas Tabakut sot bashkitë nuk kanë mundësi të bëjnë dot investime pasi buxheti I tyre është i zënë nga pagat.

 

Ajo tha gjitahshtu se kjo gjë i ka detyruar bashkitë që të rritin taksat për qytetarët.

 

“Sot Bashkitë nuk kanë mundësi të bëjnë investime, pasi buxheti i tyre është zënë nga pagat. I kanë detyruar bashkitë të rritin taksat. Marrim shembull Tiranën, që është bërë qyteti me taksa më të larta, me më pak investime, dhe unë këtë e quaj dështim.”

 

Por krahas kësaj çështje Tabaku u ndal edhe tek Teatri Kombëtar, ku theksoi se është shembulli më i mirë sesi qeveria shkel me dy këmbë kompetencat lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *