E martë, 3 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Politikë

Reforma territorial/ Denaj: Ja kush është numri ideal i bashkive

Qeveria dhe dy grupet opozitare duket se nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për Reformën Territoriale.

 

Partia Socialiste ka dalë kundër propozimeve të grupit Berisha dhe grupit Alibeaj, të cilët kërkojnë përkatësisht 92 dhe 96 bashki nga 61 që janë aktualisht.

 

Reklamë

Por për bashkëkryetaren e kësaj reforme, deputeten e PS Anila Denaj, idealja e numrit të bashkive është më e vogël se 61.

 

Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë edisionit të lajmeve në Vizion Plus me moderatorin Roland Zili, ku theksoi se bashkitë e mëdha dhe të mesme kanë pasur një performancë më të mirë se ato të voglat.

 

“Dua ta ritheksoj që vetëm ccështja financiare nuk mund të ndajë territorin. Është fakt që bashkitë e mëdha dhe të mesme kanë performuar më mirë se bashkitë e vogla. Mendoj se idealja është më pak bashki se 61”, tha Denaj.

 

Deputetja e PS deklaroi gjithashtu se deri tani në komision janë dëgjuar grupet e interest, ndërsa ka ardhur koha sipas saj të dëgjohet fjala e ekspertëve të opozitës dhe mazhorancës.

 

Denaj shpreh bindjen se në fund të këtij komisioni do të ketë dy raport, një nga shumica dhe një nga pakica.

Vazhdo të lexosh

Reklamë