E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Reforma rilindi arsimin”

Reforma në arsim ishte edhe njëherë kryefjala e takimit qe kryeministri Rama, zhvilloi me pedagogët e Universitetit të Tiranës. Lideri i mazhorances sqaroi se reforma ndryshoi tërësisht sistemin arsimor në vend, i cili prej vitesh ishte rrënuar vetëm e vetëm për qëllime përfitimi. Sipas Ramës ka ardhur koha që konkurrenca mes studentëve të rritet dhe për këtë arsye edhe hyrja në universitete do të bëhet më e vështirë. Përpara pedagogëve Rama ka bërë një akuzë të drejtpërdrejtë për administratën publike. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla theksoi se reforma në arsim dëboi format e ilegalitetit që sipas saj, kishin përfshirë ketë sektor, gjatë qeverisjes së kaluar. Ajo tha se 90 për qind e akreditimeve ishin te parregullta dhe me pasoja financiare për familjet shqiptare.

 

Më shumë video

Reklamë