Subscribe

3 dokumenta janë nisur drejt Komisionit te Venecias; paketa kushtetuese e përgatitur nga ekspertet, opinion i LSI dhe një dokument prej 73 faqesh qe përfaqëson qëndrimin e Partisë Demokratike. Ne dokumentin  e hartuar nga opozita theksohet se ndryshimet kushtetuese te hartuara nga ekspertet jane realizuar ne mënyre te njëanshme, duke vene ne dukje se Partia Demokratike prêt qe mendimi i Venecias kete here te jete me specifik per t’i dhënë fund çdo debati mbi mënyrën se si duhet reformuar sistemi i drejtësisë ne Shqipëri. Ekspertet e PD kane shprehur vërejtët e tyre për çdo nen te hartuar nga ekspertet, ashtu siç bene edhe kur ne Venecia u nis drafti i pare i ndryshimeve kushtetuese e pjesa me e madhe e kritikave përqendrohet tek numri i votave, me te cilin do te zgjidhen ne parlament Prokurori i Përgjithshëm, anëtaret e Këshillit te Larte Gjyqësor, anëtaret e Këshillit te Larte te Prokurorisë, anëtaret e Gjykatës Kushtetuese etj.

“Në përfundim vlerësojmë, se nisur nga situata aktuale politike në vend, si dhe nga historia parlamentare në Shqipëri, do të ishte një zgjidhje e përshtatshme, konstatimi që ka bërë vetë Komisioni i Venecias në një Opinion të tij, mbi kontrollin e ndërsjellë midis pozitës dhe opozitës parlamentare, ku ka specifikuar se: “Komisioni i Venecias i qëndron mendimit se anëtarët që vijnë nga Parlamenti duhet të zgjidhen me shumicë prej 2/3 me një mekanizëm zhbllokues ose nëpërmjet një metode proporcionale që garanton që opozita të ketë influencë në përbërjen e Këshillit”.” vërejnë ekspertet e opozitës.

Demokratet jane kundër ngritjes se këshillit per emërimet dhe gjykojnë se nuk është e nevojshme nje Gjykate e Larte Administrative.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *