Subscribe

Miratimi me konsensus i reformës në drejtësi do të sjellë rezultate konkret në luftën nga korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme. Kështu është shprehur nënkryetarja e kuvendit Valentina Leskaj gjatë fjalës së saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës që mban punimet në Strasburg.

“Jam e lumtur t’i raportoj kësaj Asambleje se korrikun e kaluar, pas një procesi të gjatë dhe të vështirë politik, the Kuvendi i Shqipërisë miratoi me konsensus të plotë reformën kushtetuese që i ka hapur rrugën ndryshimit rrënjësor të sistemit të drejtësisë. Së fundmi, ne miratuam edhe ligjin e Vetting-ut dhe shpresojmë që të ecim sipas axhendës së parashikuar. Një sistem drejtësie më i mirë dhe më efecient do të na japë rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, fenomene që prekin rajonin tonë.”

Në vijim të fjalës së saj Leskaj është ndalur dhe te rëndësi e miratimit të ligjit për dekriminalizimin, i cili do të ndikojë në pastrimin e politikës dhe administratës. Gjithashtu nënkryetarja e kuvendit ka evidentuar se më herët është votuar dhe reforma administrative-territoriale që do të ndikojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptare.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *