E premte, 18 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Reforma votohet në 21 korrik

Tashme është zyrtare, reforma ne drejtësi, do te votohet ne 21 korrik. Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste per Integrim, kane votuar ne bllok, per te futur ne kalendarin e punimeve te kuvendit, ndryshimet kushtetuese dhe 7 ligjet e reformës, pavarësisht votës kundër te opozitës. Por data 21 korrik është përcaktuar si afati i fundit per miratimin e reformës edhe nga Ambasada Amerikane dhe si per te theksuar rëndësinë e këtij momenti, sot deputeteve iu është shpërndarë kushtetuta e re ku është integruar reforma ne drejtësi; botimi i se cilës është mundësuar nga Ambasada Amerikane. E pavarësisht këtyre zhvillimeve opozita vazhdon t’i qëndroje kërkesës se saj per zbatimin e rekomandimit nr 88 te Komisionit te Venecias, i cili sipas ish-kryeministrit Sali Berisha është kushti i vetëm i opozitës. Me votimin e sotëm, mazhoranca dhe opozita kane 3 jave kohe per te gjetur konsensusin për miratimin e reformës ne drejtësi.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video