E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 22 minuta më parë
Vendi

Kontroll i rreptë për të dënuarit/ 140 të burgosur vendosen në regjim të veçantë

140 të dënuar, të cilët përbëjne rrezik me sjellen e tyre për të burgosurit e tjerë apo vetë institucioinin, do të kenë një mbikqyrje të veçantë. Kështu u shpreh Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në mbledhjen e mbajtur këtë të enjte me titullarë të burgjeve.

 

Gjonaj nënvizoi se kjo masë përbën formën më të lartë të kontrollit ndaj të dënuarve dhe ka rezultuar si instrument efikas në vende si Italia dhe Shtetet e Bashkuara.

 

Reklamë

Sipas Ministrisë së Drejtësisë i është dhënë fund praktikës së transferimeve sa më larg familjes së punonjësve të policisë së burgjeve.

 

“Regjimi i posaçëm ka një rëndësi të jashtëzakonshme pasi për herë të parë ndërpritet efektivisht komunikimi ndërmjet të burgosurve dhe anëtarëve të tjerë në liri duke ndërprerë zinxhirin komandues te këto organizata kriminale. Regjimi i posaçëm është tashmë realitet dhe atij i janë nënshtruar 7 persona”, tha ministrja, teksa shtoi se kjo risi ligjore përmirëson ndjeshëm mjetet në dispozicion të institucioneve penitenciare për të garantuar rendin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e jetesës në institucion.

Vazhdo të lexosh

Reklamë