Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se hapi i parë i reformës në pagë do të prekë dhe mësuesit duke bërë me dije ndryshimet që do të pësojnë rrogat e tyre. Gjatë takimit me një grup mësuesish nga Tirana, Rama deklaroi se bëhet fjalë për rreth dyfishin e pagës së tyre krahasuar me kohën kur ai mori pushtetin.

 

 

“Në hapin tjetër që do të thotë vitin e ardhshëm paga juaj do të kapërcejë në një tjetër nivel”, tha ai. “Pra nëse sot që flasim rritja mujore do të jetë mes 3500 për mësuesit e shkollës 9-vjecare,  3843 për të mesme dhe deri në 5800 për drejtuesit që të bërtasin më shumë, tek rritja e përgjithshme, mësuesit në shkollën 9-vjecare do të kenë një pagë 95.550. Mësuesit në shkollën e mesme do e kenë 106800 lekë”, shtoi ai.

 

 

Kryeministri Rama para pak kohësh bëri me dije se se qeveria ka gati planin për reformën e pagave e cila do të ndahet në dy etapa. Ai theksoi se synohet që paga minimale të jetë në nivelin e 900 eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *