Sekretari i Çështjeve Ligjore të PD, Indrit Sefa, në një intervistë me gazetarin, Roland Zili, në edicionin qendron të lajmeve në Vizion Plus, foli ludhur me zhvillimet e fundit politike tek opozita.

 PD është treguar e gatshme të hedh për diskutim çdo propozim të opozitës: Çfarë nënkupton kjo?

“Grupi Parlamentar i Aleanca për Ndryshim që përfaqësohet nga Fatmir Mediu në Komisionin e Reformës Zgjedhore ka sjellë propozime konkrete për ndryshimin e Kodin Zgjedhor në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Gjithashtu, edhe PL ka sjellë propozime konkrete, po ashtu edhe parti të tjera që nuk janë parlamentare kanë sjellë propozimet e tyre që ne mendojmë se duhet të pasqyrohen dhe të jenë pjesë e kësaj tryeze pune në mënyre që të dalim me një draft të pranuar nga gjithë aktorët politikë”, tha ai.

A do të pranoni ju një reformë që nuk merr edhe konsensusin e grupeve të tjera opozitare?

“E rëndësishme është që produkti dalë nga ky Komisioni i Reformës Zgjedhore t’i shërbejë qytetarëve shqiptarë. Propozimet e PD janë konkrete, të gjithëpranuara edhe nga shoqata e shoqëri civile, të cilat kanë mbajtur praktikisht të njëjtin qëndrim si PD. E rëndësishme është që drafti të jetë një draft në shërbim të qytetarëve shqiptarë, në të mirë të zgjedhjeve dhe të gjithëpranuar”, shtoi ai.

Brenda opozitës ndërkohë ka patur zhvillime, pasi figura si Gazmend Bardhi apo Agron Gjekmarkaj kanë marrë poste drejtuese tek Rithemelimi: si e shikoni ju këtë lëvizje?

“Është një lëvizje e cila ka qenë e nevojshme për këta persona prej shumë kohësh, të cilët kanë kërkuar një sistemit në radhët e Rithemelimit në fund pas gjithë asaj beteje që bënë gjasme në shërbim të së djathtës e qytetarëve shqiptarë dhe opozitës, rezultoi që ishte e gjitha në shërbim të interesave personal të disa personave”, theksoi ai duke shtuar se ky ishte i gjithë qëllimi edhe I tensioneve të këtyre deputetëve në Kuvend.

Sot ka patur edhe thirrje që ata të përjashtohen nga Partia Demokratike: ju i mbështesni këto qëndrime? 

“Nuk ka nevojë për përjashtim, statuti i PD është i qartë, Në rast se çdokush nga ne aktiviziohet në struktura të tjera politike, parti të tjera apo qoftë edhe në aktivizime të tjera, atëherë ai patjetër që automatikisht humb statusin e anëtarit të PD dhe dispozitat statutore janë të qarta për këtë. Nuk është rrugë e pandjekur më parë”, tha ai duke nënvizuar se PD ka qenë e qartë në të tilla raste./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *