Subscribe

Ky ishte një ndër shumë shembuj që kryeministri Rama dha në takimin me sipërmarrësit, për të treguar korrupsionin në drejtësinë shqiptare. Në këto kushte, ai tha se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, veç shembjes së pallatit të vjetër të drejtësisë.

 

E duke folur për korrupsionin në gjykata, Rama foli për “rrjepje” nga Gjykatës Administrative, e cila u kërkua me ngulm nga sipërmarrja.

 

Për komunitetin e biznesit, reforma në drejtësi është e një rëndësie jetike dhe çdo dështim do kishte pasoja të pariparueshme.

 

“Pas gjashtë muajsh tashmë, jo vetëm që shohim se ka pengesa të mëdha për zbatimin efektiv të reformës, por kemi edhe shenja të qarta që tregojnë pakënaqësi sepse njerëzit ndihen të tradhtuar dhe kjo nuk është e pranueshme. Pasojat, nëse reforma do të dështonte do të ishin akoma më të këqija sepse njerëzit e biznesit gjithashtu do të ndiheshin të tradhtuar”

 

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, tashmë është momenti kyç i zbatimit të reformës, Vettingu, i cili sipas Ramës po has pengesa.

 

“Nuk është çështje partiake. Por që këta mjeshtra që për 20 e ca vitesh e kthyen drejtësinë ne tregun më të madh në këtë vend ku e drejta blihet ose shitet mish tek EHV duhet të marrin atë që meritojnë, të zhduken nga rruga e këtij populli dhe sipërmarrësve të këtij vendi.”

 

Me një batutë referuar periudhës së Tanzimatit, në kohën e Perandorisë Osmane, kryeministri tha se akte të tilla korrupsioni, do kishin pasoja fatale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *