Vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd, ndërsa i ndaluar nga policia, ka nxitur thirrjet për reforma në organet e rendit në Shtetet e Bashkuara. Korrespondetet e Zërit të Amerikës Marsha James dhe Gabrielle Weiss folën me një police në pension në qytetin Laurel të shtetit Meriland rreth pikpamjeve të saj mbi racizmin në radhët e policisë.

Tracie Simmons ka qënë zëvendës shefe e policisë në Departamentin e Policisë Metropolitane në Mariland.

Këtu jam kur u dipmomova nga akademia e policisë dhe ishte gjëja më e rëndësishme për mua. Kur fillova punën vishesha si civile nëpër linjat urbane. Këtu jam me menaxherin e përgjithshëm. Sapo kisha marrë gradën e rreshterit. Më kujtohet, isha e vetmja afrikano-amerikane në këtë grup. Më kujtohet niveli i konkurrencës dhe kënaqësia që isha në gjendje të konkurroja në atë nivel dhe të arrija suksese.”

Quhem Tracy Simmons dhe jam Zëvendës Shefe e Polcisë Metropolitane në pension. Kam shërbyer për 25 vjet në detyra të ndryshme duke kaluar nëpër rangje. Kur dola në pension isha Zëvendës Shefe dhe kam qënë gruaja e parë afrikano-amerikane që kam arritur në atë post në departamentin e policisë.”

Ishte shumë frikësuese për një grua të re, kryesisht për një grua të re afrikano-amerikane. Ishte një detyrë ku shumica ishin burra dhe ishte sfiduese. Duhej shumë punë që të përshtateshe dhe pavrësisht kësaj nuk ishte pjesë e grupit. Që të jemi të qartë, flitet për departamentin e policisë dhe kishte një seksizëm të shfrenuar dhe racizëm. Kishte veprime që nuk guxoj të përmend. Unë isha aty dhe u bëra një zë për ndryshim, për gjërat që duhet të ndryshonin dhe të ishin ndryshe.”

Do të përballeshe me një segment të caktuar racizmi sepse ke ardhur nga këto komunitete. Policët vijnë nga këto komunitete dhe sjellin me vete besimet e tyre të sistemit, pikpamjet dhe eksperiencat e tyre kultutore. Aktualisht shumë gjjëra dalin në pah falë teknologjisë. Këto probleme shfaqen në fytyrën tonë. Të gjithë pamë çfarë ndodhi ndaj George Floyd në televizion. Kurrë nuk kam parë në jetën time diçka të tillë dhe mendoj se as shumica e amerikanëve.”

Mendoj se vendi ynë po përjeton një ngjarje të rëndë, dhe në këtë rast të brutalitetit policor dhe zbatimit të ligjit, do t’u thosha protestuesve që i mbështes ata me zemër. Do t’u thosha që të jenë të matur dhe të kujdesshëm sepse ka ngjarje dhe vende të tjera.

Kjo është pjesë e ngjarjes, por nuk është ngjarja e vërtetë. Nuk tregon ngjarjen e dhjetë policëve të vrarë javën e kaluar. Nuk tregon ngjarjen e atij individit që u qëllua nga përsona të tjerë që tani janë në burg falë policisë. Kështu që kemi të bëjmë me shumë ngjarje që duhet të tregohen.

Kam shpresë. Nuk mendoj se ka mënyra që thjest sjellin ndryshimin e kulturës duke nxjerrë në pension ata që mbështesin rrymën e vjetër. Kjo nuk do të ndryshojë. Gjërat e së kaluarës duhet të ndryshojnë dhe ne duhet të ecim përpara.

Na mbetet të shohim se çfarë trashgimie ka tek populli vdekja e George Floyd. Për aq kohë sa njerëzit ndihen që kjo kauzë nuk do të shuhet, sepse këta policë do të burgosen për një kohë të gjatë. Por kjo nuk do të thotë se ndjehem shumë e sigurtë për djalin tim që nget makinën gjatën natës. Thjesht nuk e kam atë siguri ende.”/ VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *