E premte, 25 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Referendumi socialist i 9 prillit

Do të jenë mbi 81 mijë socialistë, të cilët më 9 prill do të votojnë në referendumin partiak, për t’i dhënë përgjigje pyetjes: Nëse mandati i kryetarit të partisë konsiderohet i rinovuar automatikisht, kur PS është në qeveri dhe drejtuesi i saj është kryeministër. Sekretari Organizativ Blendi Klosi, thotë për Vizion Plus, se janë marrë të gjitha masat që anëtarësia të votojë në 385 qendra votimi në gjithë vendin. Procesi do të jetë tërësisht transparent, thekson Klosi. Ai nënvizon se në votim nuk do të shkojnë socialistët e anëtarësuar muajt e fundit. Por Ben Blushi, i pozicionuar publikisht kundër referendumit, pasi e cilëson si antistatutor, me bindje akuzon për manipulim të referendumit. Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama u kërkoi deputetëve socialistë të angazhohen për të nxitur pjesëmarrje sa më të madhe të anëtarësisë së partisë në referendumin e 9 prillit.

 

 

Më shumë video

Reklamë