Subscribe

Miratimi i reformës në drejtësi, me konsensus te klasës politike apo me referendum, do t’i mundësonte Shqipërisë hapjen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Në një intervistë për Vizion Plus, raporteri per Shqipërinë ne Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, e përcakton këtë si reformën me të rëndësishme qe po ndërmerr Tirana zyrtare.

Këshilli i ka kërkuar komisionit një raport të ndërmjetëm për Shqipërinë dhe unë mendoj realisht se nëse miratohet reforma në drejtësi, kjo do të ishte një shenjë e mirë për komisionin dhe unë shpresoj që negociatat do të nisin së shpejti. Une vërtet besoj se kjo do te ndodhte brenda këtij viti. Me shume gjasë pas verës, por unë nuk jam këshilli dhe nuk mund të them saktësisht, por logjikisht do të ndodhte pas verës, sepse komisioni rekomandon, këshilli bën të njëjtën gjë dhe parlamenti ka qenë gjithnjë përkrah shqiptarëve, ne i duam negociatat sa më shpejt të jetë e mundur”.

Eurodeputeti Fleckenstein thekson se te gjitha palët duhet te mbajnë si pike referimi raportin final të Komisionit të Venecias, me qellim finalizimin e reformës.

“Unë shoh një qasje të përbashkët të krerëve politik në Shqipëri sa i takon hartimit dhe zbatimit të reformës në drejtësi. Ka ende disa çështje të hapura, specifike që duhen trajtuar. Duhet të presim raportin final të Komisionit të Venecias dhe mendoj se atë duhet ta mbajë si një pikë orientimi se si të vijojmë punën e mëtejshme. Shpresoj që në fund të mos mbetemi vetëm te fjalët, por ta realizojnë, të gjejnë gjuhë ne përbashkët dhe ta miratojnë në parlament”.

Nëse klasa politike dështon ne arritjen e konsensusit për reformën ne drejtësi, Fleckenstein thekson se nje opsion është referendumi.

“Se pari dëshiroj të theksoj se reforma në drejtësi është reforma më e rëndësishme për këtë shtet. Kjo nuk bëhet për ne. Nëse vërtet dëshironi të jetoni në një vend me më pak korrupsion dhe krim të organizuara atëherë duhet implementuar kjo reforme në drejtësi. Nëse klasa politike nuk arrin një marrëveshje, pse mos të mbahet një referendum? Por kjo i takon të caktohet nga klasa politike dhe njerëzit këtu në vendin tuaj. Kjo reformë është shumë e rëndësime për tu vënë në pikëpyetje. Deri më tani unë nuk kam takuar askënd që e diskuton atë”.

Ne këtë interviste per Vizion Plus, zyrtari i larte i PE-se, është ndalur dhe te miratimi i ligjit për dekriminalizimin, duke e përcaktuar atë si tepër pozitive. Fleckenstein tha se tashmë Brukseli pret zbatimin e këtij ligji. Eurodeputeti u ndal dhe te çështja e refugjatëve, duke vlerësuar angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare në përballimin e këtij fluksi emigrantësh, me të cilët po përballet sot Europa.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *