E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Referendumi/ Në Sarandë votohet përpara derës për shkarkimin e Bashës, edhe në Divjakë s’lejohen në seli

Pak minuta më parë ka nisur votimi në të gjitha degët e PD në rrethe, ku deri më tani situate paraqitet e qetë.

 

Reklamë

Në Sarandë, votimi ishte parashikuar të kryhej në degën e PD, por dera e zyrës është e kyçur dhe për pasojë votimi po kryhet jashtë. Po ashtu edhe në Divjakë procesi i votimit nuk është lejuar të kryhet në selinë e PD dhe për pasojë, votimi do të kryhet në Pallatin e Kulturës.

 

Kampet kundërshtare brenda Partisë Demokratike këtë të shtunë do të organizojnë dy aktivitetet më të rëndësishm.

Kryetari i PD, Lulzim Basha mesditën e sotme do të mbledhë delegatët e Kuvendit Kombëtar, ndërsa nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha zhvillon referendumin për të ratifikuar shkarkimin e Bashës, vendim të marrë një javë më parë në kuvendin e zhvilluar me 11 dhjetor.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë